Miqësorja e sotme e Vllaznisë ndaj malazezëve të Petnicës natyrisht që nuk ka vlejtur shumë për stafin teknik të kuqebluve sepse niveli i ekipit kundërshtar ka qenë i dobët megjithatë ky 90 minutësh ka shërbyer për të provuar lojtarë dhe skema të ndryshme në fushë. Në këtë përballje porta i është besuar 19 vjeçarit Sherri ndërsa në mbrojtje kanë luajtur Gocaj, Pjeshka, Orelesi dhe Gurishta.

Ndërkohë në mesfushë janë aktivizuar Tafili, Hasani, Kruja, Vecaj, Lika ndërsa në sulm ka qenë Atsina. Në pjesën e dytë ndërkohë janë aktivizuar të gjithë futbollistët e tjerë, përfshi edhe dy të huaj që kanë qenë në provë Kesinoviç dhe Onuoha.

© shkodrasport.com