Ne oren 17.45 ne stadiumin e Gjirokastres do te nise ndeshja e rradhes per kampionatin e Kategorise Superiore ne mes Luftetarit vendas dhe Vllaznise se Shkodres.

Kjo perballje ne fakt sa i takon rezultatit vlen vetem per kuqeblute ngaqe gjirokastritet siç dihet, e kane prere me kohe bileten per ne kategorine e pare.

Por edhe per Vllaznine nuk do te jete e lehte marrja e fitores sepse skuadra ka udhetuar e pergjysmuar drejt Gjirokastres per shkak te mungeses se shume lojtareve.

Per kete arsye, edhe trajneri Dedja do ta kete te veshtire te ndertoje formacionin e duhur, megjithate, ne porte pritet te luaje Sherri. Ne mbrojtje nderkohe nga e djathta do te jete Lekaj, ne qender Adili e Malota ndersa ne te majte Marku.

Ne mesfushe nderkohe, i detyruar nga mungesat e Krymit, Ramadanit dhe Bardulles, stafi teknik do ta formoje treshen e qendres me shume mundesi me Gurishten, Krujen dhe Shtubinen.

Ne dy krahet, ne mbeshtetje te sulmit pritet te jene Lika e Zogaj ndersa ne maje te sulmit pritet ta nise ndeshjen nga minuta e pare braziliani Junior. Kuptohet qe objektivi i Vllaznise ne kete ndeshje eshte nje dhe i vetem: Fitorja.