Lushnja ka zyrtarizuar dhe afrimin e radhës, sulmuesin 31 vjeçar Brunild Pepa. Eksperienca e tij e madhe në Superligë dhe Kategorinë e Parë do të jetë një vlerë e shtuar për teknikun Duro. Lajmi për afrimin e Pepës me Lushnjën njoftohet nga kategoriaepare_info.
Brunil Pepa ka një CV të mbushur me ekipet e Superligës ku më herët ka qenë pjesë e Teutës, Flamurtarit, Bylis, Vllaznia, Kastrioti dhe Lushnja. Dy sezonet e fundit 31 vjeçari ishte pjesë e Tomorit ku realizoj dhe 20 gola. Pepa në historikun e tij numëron 58 gola.
Ne Shkoder pat lene pershtypje te mira, megjithate karriera e tij nuk erdhi ne rritje, gjithsesi Pepa kudo ku ka luajtur eshte munduar te tregoje vlerat e tij me te mira dhe keshtu do te tentoje te beje edhe kete sezon tek Lushnja.
Per me teper qe do te luaje me skuadren e qytetit te tij te lindjes dhe kjo do te jete nje arsye me shume qe sulmuesi i njohur ta ndihmoje ate per arritjen e objektivave qe i ka vene vetes. Brunild Pepa pritet te jete lideri i repartit te sulmit per lushnjaret ne sezonin e ri qe parashikohet te kete nje gare te forte ne mes disa ekipeve.