Armando Cungu u largua nga Laçi pas humbjes që bardhezinjtë pësuan nga Kukësi. Kurbinasit i udhëhoqi në ndeshjen e fundit trajneri i ekipit U21, Stavri Nica.

Në përfundim të ndeshjes me Apoloninë, fituar 6-1, Nica theksoi se ai nuk do të jetë trajner përfundmitar, teksa Laçi është në kërkim të një tekniku.

Nderkohe ditet e fundit jane permendur disa emra si kandidatura te mundshme per zevendesimin e shkodranit dhe emri me i perfolur fillimisht ishte ai i Shpetim Duros, por me pas kjo kandidature sikur u zbeh.

Në skenë nderkohe ka dalë edhe emri I vlonjatit Gentian Mezani, me trajnerin që para pak ditësh dha dorëheqjen nga stoli i Gjilanit në Superligën e Kosovës.

Mezani e ka drejtuar Laçin edhe në sezonin 2017-18, duke arritur 16 fitore, 9 barazime dhe 10 humbje në 35 duele./SHKODRA-SPORT.COM/