Ish-drejtori sportiv i Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi ka folur mbi humbjen minimale të Tiranës në Champions ndaj Crvena Zvezdës.
Nga Italia, aty ku punon për klubin e Veronës, Dervishi ka gjetur fajtorin te stafi teknik I bardhebluve, duke u shprehur për newsport.al se nuk ditën të lexojnë si duhet ndeshjen derisa gabuan edhe te zëvendësimet.
Një mundësi të shkuar dëm e quan Dervishi ndeshjen e djeshme, pasi sipas tij Crvena Zvezda nuk ishte në lartësinë e duhur fizike.
“Tirana humbi një shans të artë për të kaluar turin. Nuk mund të gjesh kurrë një skuadër si Zvezda në Champions, një skuadër pa rritëm dhe me mangësi fizike. Habitem me të gjithë specialistët që nuk thonë arsyen e vërtetë të eleminimit.
Këtë eleminim unë ja faturoj stafit teknik që nuk ditën të lexojnë situatat e ndeshjes. Pastaj mos flasim për ndërrimet që ishin të gabuara dhe pa sens. Me gjithëmend një rast të madh kanë humbur”, deklaron Dervishi për newsport.al.