Egnatia mposhti me 3 gola Laçin, duke u kualifikuar kështu për herë të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pas sfidës foli trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Unë e thashë dhe ndeshjen e parë që kjo sfidë do të ishte e paparashikueshme. Çdo gjë shkoj ashtu siç donim ne, fatmirësisht ata nuk shënuan asnjë gol dhe Sherri bëri pritje të mira.

Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, përgëzoj Kasën për golin që shënoi. Kjo është ndeshje që zgjidhet me situata, e dinim që do të na sulmonim, në shpëtuam pjesën e parë.

Gjithçka foli për ne në pjesën e dytë. Ne kemi provuar të shkojmë drejt portës në Kategorinë Superiore, unë kam vetëm fjalë të mira për djemtë që po bëjnë mirë në të gjitha frontet.

Mjafton që Egnatia të jetë në Kupat e Europës. Jam shumë i kënaqur, dhe këtë triumf ja dedikojmë të gjithë qytetarëve të Rrogozhinës. Me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përpara”, u shpreh ai për “Oversport”.