Laçi u mposht me rezultatin 0-3 nga Egnatia, duke u skualifikuar nga Kupa e Shqipërisë.

Trajneri i kurbinasve, Gentian Mezani u shpreh se nuk mund të merret me fatin dhe ekipi ka nevojë për diçka tjetër.

“Ajo që patë në fushë është gjithçka, nuk mund të merremi me fatin. Skuadra ka nevojë për diçka tjetër.

Ekipi duhet të luftojë në çdo ndeshje. Më vjen shumë keq që nuk bëra atë që duhet për ekipin”, tha shkurtimisht Mezani për “Oversport”.