Te Partizani duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, kjo jo vetëm për konfliktet e krijuara brenda grupit sikurse është konfirmuar ditët e fundit, por mbi të gjitha dhe për mungesat që të kuqtë do të kenë ndaj Vllaznisë.

Rikthim i rëndësishëm për trajnerin Klevis Dalipi do të jetë ajo e Labinot iIbrahimit i cili duket se ka lënë pas dëmtimin në kokë dhe është bashkuar me skuadrën në seancën e fundit stërvitore.

Telushi dhe Çani janë në dyshim. Të dy lojtarët kanë qenë objekt sherri në kampin e kuq.

Pak ditë më parë Telushi dhe së fundmi Çani duket se kanë mërzitur Dalipit i cili

do vendosë nësë do i grumbullojë apo jo.

Idriz Batha dhe Blerim Kotobelli janë të pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonave.

Në këto kushte, Dalipi duhet të bëjë mirë llogaritë në rast se nuk kërkon të “shijojë” një tjetër disfatë e cila do ishte fatale për teknikun elbasanas./newsport/