Kategoria Superiore do zhvillojë sot dhe nesër sfidat përmbyllëse për javën e 12-të. Tanimë skuadrat që kanë zhvilluar ndeshjet e tyre e kanë mendjen në fundjavë, aty ku zhvillohen tre nga ndeshjet e javës së 13-të.

Të diel dhe të hënë do luhen ndeshjet e radhës, me FSHF që ka programuar për të diel në 19:45 sfidën mes Partizanit dhe Dinamos, që zhvillohet në “Air Albania”. Të diel nis gjithçka me Kastrioti – Egnatia në 13:45, për të vijuar me Vllaznia – Skënderbeu në 16:45 në “Loro Boriçi”.

Të hënë janë dy ndeshjet përmbyllëse, që shihen si të forta për katër skuadrat. Në 13:45 në Laç, vendasit presin Tiranën, ndërsa në 16:45 Teuta luan me Kukësin.

Kategoria Superiore, java 13-të

E diel, 12.12.2021

13:45 Kastrioti – Egnatia

16:45 Vllaznia – Skënderbeu

19:45 Partizani – Dinamo

E hënë, 13.12.2021

Laçi – Tirana

Teuta – Kukësi