Ditën e sotme do të luhen dy takimet e mbetura të javës së 21-të. Në orën 13:30 në “Egnatia Arena” do të përballen Egnatia dhe Erzeni.

Rrogozhinasit kryesojnë me 8 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Partizani dhe ndaj shijakasve dëshirojnë të mbajnë sërish larg rivalët. Nga krahu tjetër ekipi i drejtuar nga Alfred Deliallisi kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes me Vllazninë.

Dueli i fundit është mes Dinamos dhe Kukësit. Si dinamovitët edhe verilindorët vijnë pas humbjeve në javën e 20-të dhe në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 17:00 do të kërkojnë 3 pikët në kampionat, pasi nuk iu lejohen më hapa fals në Superiore.

Egnatia- Erzeni ora 13:30

Dinamo- Kukesi ora 17:00