Do të luhen ditën e sotme 5 ndeshjet e Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e 28-të, të cilat do të zhvillohen duke filluar nga ora 17:00.

Kryendeshja e kësaj jave është padyshim ajo mes Partizanit dhe Kukësit, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin fitoren. Ekipi i Sormanit do fitoren për të kaluar momentin e keq, pasi nuk njohin fitore prej 5 ndeshjes, ndërsa verilindorët dëshirojnë 3 pikët për të shpresuar te titulli kampion.

Një ndeshje delikate ka edhe Tirana në transfertë, ku do të përballet me Luftëtarin dhe fitorja është detyrim, por duhet pasur kujdes, duke parë që vetëm pak ditë më parë gjirokastritët i hapën shumë probleme Kukësit.

Skënderbeu shkon në Vlorë për tu përballur me Flamurtarin, një ndeshje ku ekipi i Dajës do të kërkojë fitoren e radhës dhe do të tentojë vendin e dytë në renditje. Ndeshjes interesantë janë edhe Bylis-Teuta dhe Laçi-Vllaznia, të cilat pritet të jenë të luftuara.

Bylis-Teuta 17:00

Flamurtari-Skënderbeu 17:00

Laçi-Vllaznia 17:00

Luftëtari-Tirana 17:00

Partizani-Kukësi 17:00