Trajneri maqedonas, Mirsad Jonuz, pak orë para ndeshjes që Vllaznia do të luajë në transfertë kundër Laçit, ka kërkuar përmes “Panorama Sport” të bëjë një mesazh enkas për tifozët shkodranë, të cilët kanë mbetur disi të befasuar për mënyrën e largimit të tij dy ditë pas fitores ndaj Flamurtarit.

“Dua të dërgoj një mesazh për tifozët më të mirë në Shqipëri. Ata janë tifozët e mi, që më dhanë mbështetje sa herë ishte më e vështira për mua në Shkodër, si para, gjatë dhe pas ndeshjeve që kemi zhvilluar”, thotë fillimisht Jonuz.

Më pas ai thekson se tifozët shkodranë nuk do t’i harrojë kurrë. “Dua të përshëndes njerëzit e mirë të Vllaznisë. Dua t’u them se kurrë nuk do t’u harrojë.

Keni qenë të shkëlqyeshme dhe të saktë. Ju bëj thirrje të vazhdoni të mbështesni Vllazninë. Respekt maksimal për të gjithë”.