13 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje. Këta janë statistikat e Mirsad Jonuz në stolin e Vllaznisë.

Si për ironi të fatit, tekniku e nisi me një fitore kundër Laçit në datën 24 gusht, e ky ishte rivali i kësaj fundjave në kampionat.

Vlen të përmenden triumfet ndaj Partizanit (1:0) dhe ndaj Kukësit në transfertë (1:2). Vllaznia ishte mjaft solide, ku falë Mirsad Jonuz ka mbrojtjen më të mirë në kampionat me vetëm 22 gola të pësuar.

Këtë nuk e thonë vetëm numrat, por edhe ajo që shikohet në fushën e blertë. Jonuz lë Vllazninë në vendin e gjashtë me 38 pikë. Shkodranët tashmë duhet të mendojnë për një trajner tjetër, me sezonin që po shkon drejt fundit. /Newsport/