Vllaznia kërkon kualifikimin për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë por të njëjtën gjë kërkon edhe Kamza. Këtë gjë e ka bërë të ditur në një prononcim për “sportekspres.com” edhe kapiteni i kësaj skuadre, sulmuesi i njohur Sebino Plaku.

“Mendoj se duke qenë se Kupa është një mundësi që mund të shkosh shpejt në finale, atëherë them se do mundohemi të provojmë t’i shkojmë deri në fund” – tha fillimisht ai. Që do të thotë se Kamza nuk e llogarit fare Vllazninë të cilën mendon se do ta kalojë dhe pse jo pastaj për të vazhduar edhe me kundërshtarët e tjerë me të cilët do ndeshet në turet e ardhshme.

Plaku mendon se gjërat do të shkojnë mirë, tashmë që në krye të skuadrës është trajneri Gjoka që sipas tij “erdhi në momentin e duhur në krye të pankinës”. Sezonin e shkuar, bomberi kryeqytetas ishte një prej lojtarëve më të mirë në Superiore, duke shënuar plot 13 gola në kampionat.

Ai i ka shënuar shpeshherë Vllazninë në ndeshjet që ka luajtur kundër saj. Interesant është fakti se në 2-3 raste Sebino Plaku ka qenë pranë transferimit tek ekipi shkodran por për një arsye apo për një tjetër, kjo gjë nuk është realizuar.

Dhe sot do të jetë përsëri kundërshtar i saj në “Reshit Rusi” kur do të synojë t’i shënojë për të ndihmuar Kamzën për t’u kualifikuar. Detyra e tij ne fakt kjo eshte dhe ai do te mundohet ta beje sa me mire ate.
© shkodrasport.com