Bylis do jetë sot vizitor në Shkodër në kuadër të javës së 9-të të Superiores. Raund që mbyll edhe fazën e parë të kampionatit, ku si ballshiotët ashtu edhe Vllaznia do kërkojnë që ta përfundojnë me një rezultat pozitiv. Trajneri Bellai duket se ka projektuar edhe formacionin titullar për ndeshjen e orës 17:45.

Mes shtyllave pritet një emër i eksperiencës i kampionatit shqiptar siç është Aldo Teqja. Në mbrojtes pritet nga e djathta, Trumçi. Shkodrani që mban edhe shiritin e kapitenit tek mallakastriotët. Në të majtë pritet braziliani, Lorran e ndërsa qendrën e repartit të prapavijës pritet të jenë Damçevski dhe Janku.

Në mesfushë emra si: Lajthia, Esquerdinha dhe Macolli pritet të formojnë treshen e qendrës. Nga krahët me shumë mundësi do luajnë: Qoshku dhe Souza, që do jenë në mbështetje të Kacorrit. Ku sulmuesi kryesor i ballshiotëve ka gjetur dy herë rrjetën këtë sezon.

Ky pritet të jetë edhe formacioni i Bylis sonte përballë Vllaznisë. Një sfidë që pritet të jetë interesante e po ashtu të tërheqë edhe interesimin e tifozerisë shkodrane.

Endri ÇINARI