Ndeshjet e javës së 35-të në Kategorinë Superiore dhurojnë përballje të cilat mund të mbyllin efektivisht garën për objektivat e mbetur në këtë edicion në sezonin e rregullt. Të gjitha sfidat luhen të enjten në orën 16:00 dhe pritet të jenë të luftuara deri në fund.

Gara për titull dhe për mbijetesën mund të vendoset nga duelet Kastrioti-Partizani dhe Tirana-Bylis, ku secila skuadër që gabon, del nga objektivat. Çdo gjë është e mundur në këtë garë, por për dy ekipet që mbajnë dy vendet e fundit të tabelës, fitorja është alternativa e vetme që kanë në dispozicion për mbijetesën në elitë.

Ndërkaq, Vllaznia-Laçi është një finale direkte për Europën, me shkodranët e vendit të katërt që do të përpiqen ta ruajnë pozitën ndaj kurbinasve. Teuta shkon pak më e qetë përballë Egnatias, duke ditur se kjo e fundit tashmë do të fillojë të mendojë për finalen e Kupës pasi ka siguruar Europën.

Kurse Kukësi-Erzeni është një ndeshje e cila diskutohet mes dy skuadrave të cilat janë rivale direkte për play-out, duke bërë që çdo sfidë në këtë javë të dhurojë emocione e situata të paparashikueshme.


JAVA 35

E enjte, 25/05/2023, ora 16:00

Kastrioti-Partizani

Tirana-Bylis

Kukësi-Erzeni

Teuta-Egnatia

Vllaznia-Laçi