Java e 7-të e Superiores do të prodhojë një ndeshje shumë interesante. Kukësi pret Vllazninë.

Kjo ndeshje ishte menduar se do të luhej në Kamëz, mirëpo impianti në periferinë e kryeqytetit nuk i plotëson kushtet për një ndeshje normale futbolli, e kësisoj kjo sfidë do të luhet në “Elbasan Arena”.

Për momentin, Kukësi ndodhet në vendin e 4 të renditjes në Superiore, me 10 pikë, kurse Vllaznia në vendin e 6-të me 9 pikë.

Pritet të jetë një sfidë shumë interesante dhe e luftuar në fushë, por nuk pritet edhe shumë spektakël në tribuna, sepse në stadium mund të mos ketë shumë tifozë, për faktin se takimi luhet në një stadium neutral.

Vllaznia padyshim qe do te synoje dhe te tentoje te marre pike ne kete takim per te rikonfirmuar momentin e mire qe po kalon. Skuadra duket te jete e plote per kete perballje dhe ky eshte nje tjeter element pozitiv.

www.shkodrasport.com