Boksieri shkodran Jetmir Kuçi do të zhvillojë ndeshjen e parë për këtë vit në ringun profesionist  pikërisht më 27 janar në Heerelen të Holandës ku përballë do të ketë të pamposhturin, vendasin Gevorg Khatchikian.Boksieri holandez deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje profesioniste ku ka shënuar të gjitha fitore (6 KO). Bilanci i tij 100% nuk e ka frikësuar aspak boksierin tonë i cili ka pranuar të boksojë kundër tij duke udhëtuar në Holandë për fitore. Lajmi bëhet i ditur nga faqja e internetit kosovaboxing.org, pikërisht prej njerëzve që e menaxhojnë Kuçin.Ai siç dihet është njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar në kategorinë e mesme duelin e fundit e ka zhvilluar në Prishtinë në tetor të vitit të kaluar ku mposhti boshnjakun Emir Telaloviq duke ia shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Dallimi i dy boksierëve është 10 vite, ku Khatchikian ka 24 vjet deri sa Kuçi ka mbushur 35 vjet, dhe do të jetë një duel mjaft interesant ndërmjet boksierit të ri dhe atij me eksperiencë. Kuçi ka bagazh të mjaftueshëm nga boksi amator dhe këtu duhet të jetë çelësi i suksesit.Holandezi Khatchikian ka boksuar në vitin 2010 kundër boksierit tonë nga Ferizaji Selajdin Koxha ku e mposhti me anë të pikëve.Megjithatë këtë herë do jetë një tjetër përvojë nisur edhe nga përvoja që tashmë Kuçi ka në ringun profesionist.
www.shkodrasport.com