Liridon Latifi eshte nje mungese e sigurte te Vllaznia per ndeshjen e neserme ndaj Tiranes. Kjo pasi sulmuesi anesor u demtua ne sfiden e kaluar ndaj Kukesit ku ka marre nje goditje nga kundershtari dhe kjo i ka shkaktuar nje hematome.
Por lojtari nga Prishtina pritet te mos jete mungesa e vetme e kuqebluve neser. Nga sa eshte pare ne stervitjen e sotme, e fundit e pragndeshjes me bardheblute, edhe mbrojtesi i majte Esin Hakaj do te jete i pamundur per te luajtur.
Ai ka zhvilluar stervitje individuale sot duke kryer disa vrapime te lehta rreth fushes. Edhe Hakaj mori nje demtim ne ndeshjen e kaluar dhe ai vazhdon ta shqeesoje. Per kete arsye stafi teknik eshte duke i bere planet pa kete lojtar.
Nga sa eshte pare, vendin e Hakajt ne formacion neser do ta marre 20 vjeçari Geralb Smajli. Kjo eshte nje mundesi e mire qe ai te tregoje vlerat e tij, pavaresisht se kemi te bejme me nje ndeshje delikate. Por Josa ka nder mend t’i besoje ketij lojtari, ashtu siç shikohet afer formacionit edhe mesfushori Rejan Alivoda apo dhe ndonje lojtar tjeter.
Smajli do kete mundesine neser qe te shfaqe te gjithe potencialin e tij ndaj bardhebluve dhe per t’i treguar edhe stafit teknik se meriton me shume vemendje, megjithate te presim ndeshjen dhe me pas do te jepet nje konkluzion me i qarte per kete lojtar./SHKODRA-SPORT.COM/