Per Bekim Balaj sot eshte nje dite e veçante sepse sulmuesi i kombetares shqiptare feston 32 vjetorin e lindjes dhe si rrjedhoje urimet qe ka marre kane qene te shumta,

Por nderkohe, sulmuesi shtatelarte eshte shnderruar edhe ne nje nga personazhet me te rendesishme te merkatos se futbollit shqiptar sepse numri i skuadrave qe duan ta kene ne gjirin e tyre shtohet çdo dite e me shume.

Autori i 9 golave në Kombëtaren e Shqipërisë me largimin nga Boluspori, duket se e ka mbyllur aventurën e tij “maratonë” nëpër liga të rëndësishme në Europë dhe po përgatitet të rikthehet për një “kërcim të fundit” atje ku hodhi hapat e parë dhe nisi rrugëtimin e tij, Kategorinë Superiore.

Kandidatët për 31-vjeçarin janë të shumtë. Më parë është përfolur për Tiranën dhe Vllazninë, si dhe Shkëndijën e Tetovës, që qëndron gjithnjë vigjilente për yjet shqiptarë. Gjithsesi, në garë ka hyrë edhe Partizani.

Mediat bejne te ditur se presidenti Gazment Demi ka pasur një takim me yllin e Kombëtares, ku i ka shfaqur interesin për ta afruar në gjirin e ekipit.

Edhe në këtë rast presidenti i ka kërkuar Balajt pak durim për pak ditë, sapo të qartësohet situata e Skukës, por edhe të ndonjë lojtari tjetër, që mund të largohet.

Balaj e ka pranuar këtë kërkesë të presidentit të kuq, por merkatoja ka shumë zhvillime dhe duhet vepruar shpejt në rast se duan ta fitojnë këtë “betejë”, ndryshe nga çfarë ndodhi me Lushkjen.