Vllaznia nuk ia doli dot të siguronte trofeun e Superkupës, teksa në “Air Albania” u mposht nga Tirana e Orges Shehit. Por pas këtij takimi nuk ka kohë për të humbug, pasi Egnatia ëhstëb kundërshtari i radhëz i kuqebluve në kampionati.

Sfida ndaj rrogozhinasve do të luhet ditën e hënë duke nisur që nga ora 16:30 në “Loro Boriçi”, një sfidë ku do të kërkohet rezultat pozitiv.

Për këtë duel Mirel Josa ka nisur menjëhertë me stërvitjen, teksa e ka ndarë skuadrën në dy grupe. Titullarë kanë zhvilluar ushtrime shkrythëse, ndërsa pjesa tjetër ka nisur normalisht stërvitjen.

Ditën e sotme tekniku do të hedhë në ë fushën e blertë gjithë skuadrën, për të qenë gati për takimin e javës së 13-të të “Abissnet Superiore” qe do te luhet pas tre ditesh dhe qe do te tentojne ta fitojne me çdo kusht.