Prishtina e ka nisur keq këtë vit kalendarik. Eliminim nga Kupa e Kosovës dhe humbje në përballjen e parë në kampionat nga Flamurtari. Mirëpo, profesionalizmi dhe gatishmëria e Mirel Josës për t’iu përgjigjur mediave nuk mungon edhe në një situatë të tillë.

I kontaktuar në linjë telefonike nga “Panorama Sport”, trajneri tiranas ka qenë i gatshëm për të komentuar situatën e skuadrës së tij në Kosovë, rivalitetin e deritanishëm në Kategorinë Superiore në Shqipëri dhe për përballjen e së premtes mes dy ish-skuadrave të tij.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën, Josa analizon edhe dy ish-lojtarët e tij që aktualisht po drejtojnë Skënderbeun dhe Teutën, situatën e Kukësit dhe çështjen e Partizanit në kërkim të titullit kampion.

Ai ka folur edhe per rikonfirmimin e trajnerit Cungu serish ne krye te pankines se Kukesit dhe per kete eshte shprehur: “Konfirmimi i Armandos varet, sepse kur i vendoset kusht që duhet të fitojë katër ndeshje, unë them se është shumë e vështirë të ndodhë diçka e tillë.

Unë uroj që t’i fitojë të katër takimet e radhës, por nuk ka futboll me kushte. Kështu që unë them se lehtësi psikologjike dhe ngarkesë më të vogël ka Teuta në këtë drejtim. Siç e mendoj unë, pa ndërhyrë në punën dhe filozofinë e askujt, në futboll nuk luhet me ultimatume, por duhet parë gjithmonë se sa mundësi ka skuadra”.