Drejtori sportiv i Roma, Tiago Pinto, ka folur për sezonin që sapo ka nisur dhe të ardhmen e trajnerit portugez Jose Mourinho. Kontrata e “special one” skadon në fund të këtij sezoni.
“Mes nesh nuk ka asnjë përplasje. Ia themi gjërat njëri-tjetrit pa ndroje, pa rezerva, në fytyrë. Jemi të gjithë të motivuar për të bërë sa më mirë me këtë skuadër dhe grup lojtarësh. Me pak fjalë, jemi të bashkuar për të njëjtin objektiv”, tha Pinto.
“Për të ardhmen e Jose do të flasim në klub, në momentin e duhur, në vendin e duhur. Tani jemi të përqendruar te fusha, tek objektivat që i kemi vënë vetes. Jemi në pushimin e kombëtareve, ndaj duhet të zgjidhim problemet. Jemi të gjithë si një familje, bashkë me trajnerin”, u shpreh Pinto.
“Objektivi është një vend në Champions, kjo është ambicja e të gjithëve edhe e pronarëve. Kemi bërë blerje të rëndësishme ndër vite për të arritur atë objektiv. Jemi më të fortë dhe kemi më shumë alternativa”, tha Tiago Pinto./telesport/