‘Juban Danja’ ka marre nje barazim me shume vlere ne ndeshjen e pare te kampionatit, duke ndalur Kinostudion pretendente brenda ne fushen e kesaj te fundit. Ekipi shkodran ka barazuar 3-3 por duhet thene se ai ka qene shume prane fitores sepse e ka udhehequr rezultatin 3-1 deri ne minuten e 60-te te ndeshjes.

Ndeshja ka nisur mirë për ekipin e ‘Juban Danja’ e cila ka kaluar në avantazh me anë të futbollistes Vishkulli e cila e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 11-të. Futbollistja e rikthyer tek kjo skuadër pas aktivizimit në ekipe të tjera është rikthyer sërish në Juban.

Ndërkohë, Kinostudio në minutën e 30-të do të barazonte me anë të Xhebrahimit por kjo ka zgjatur vetëm 9 minuta sepse ka qenë sërish Vishkulli që do të shënonte golin e dytë dhe do të kalonte sërish në avantazh ‘Juban Danjen’.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Caka ka shënuar edhe golin e tretë dhe kësisoj pjesa e parë është mbyllur me fitoren 3-1 për ekipin shkodran që duket se sivjet do të ketë pretendime serioze.

Megjithatë në pjesën e dytë gjërat kanë ndryshuar dhe Kinostudio ka shënuar dy herë me anë të së njëjtës futbolliste, Lamos, në minutat 60 dhe 80-të.Kësisoj i gjithë takimi është mbyllur në barazim 3-3 dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë.

Ndërkohë ekipi tjetër shkodran AAS ka luajtur në transfertë me ekipin e Maliqit dhe ka fituar me rezultatin e thellë 4-0. Autore të golave kanë qenë futbollistet Shuto, Tukaj, Armoku dhe Pepa.Sakaq, ndeshja e fundit e fazës së parë do të luhet nesër në Durrës ku Teuta do të presë ekipin e Vllaznisë kampion në fuqi i vendit.
© shkodrasport.com