Me shumë mundësi, Jurgen Bardhi do ta vazhdojë karrierën po në futbollin turk. Ish-futbollisti i Partizanit, që sot njoftoi largimin nga skuadra turke e Tuzlaspor, ka marrë dy oferta të reja. Dy klube në Turqi duan shërbimet e Bardhit, teksa tashmë do jetë sulmuesi ai që do të vendosë për të ardhmen.

Në fakt, tifozët shkodranë me të marrë vesh lajmin e largimit të Bardhit nga Tuzlaspor, kanë shprehur dëshirën për ta parë këtë futbollist të veshur me fanellën e Vllaznisë. Kjo ngaqë futbollisti nga Fushë-Kruja ka njëfarë lidhje me këtë skuadër, sepse siç u pat shprehur edhe kohë më parë në media vetë Bardhi, ai dhe babai i tij janë tifozë të Vllaznisë.

Megjithatë, vetëm kaq. Çdo gjë mbetet në kuadrin e dëshirës, teksa me gjasë Jurgen Bardhi do shqyrtojë me shumë kujdes ofertat turke dhe do ta vijojë karrierën e tij sërish atje.

Nese do te rikthehej ne Shqiperi, padyshim qe do te ishte nje vlere e shtuar per kampionatin tone sepse ai njihet per cilesite e tij dhe perpos kesaj, do kishim nje gare te disa ekipeve per te marre sherbimet e tij.
Maringlen ZHIVANI