Mbreme deklaroi zyrtarisht nderprerjen e bashkepunimit me ekipin e Laçit, ndersa sot portieri shkodran Alen Sherri pritet te zyrtarizohet tek skuadra e tij e re. Dhe ajo eshte Egnatia.

Gazeta “Shkodra Sport” ne fakt prej tre ditesh e kishte zyrtarizuar largimin e Sherrit nga Laçi pas dy vitesh ne rradhet e tij, nderkohe qe ai mbreme nepermjet rrejteve sociale ka komunikuar edhe largimin nga skuadra. 

Per 24 vjeçarin pas eksperiencave me Vllaznine dhe Laçin, tani ka ardhur koha per nje tjeter eksperience, pasi Sherri ka firmosur per nje tjeter ekip ne superligen tone. Behet fjale per skuadren e Egnaties, ku do ta shohim te luaje kete sezon per te.

Firma ne kontrate dhe prezantimi i portierit shkodran pritet te behet gjate dites se sotme nga ana e drejtuesve rrogozhinas. Ata kane bere nje goditje mjaft te mire per porten sepse njihen vlerat e tij, ndersa ne nuk na mbetet gje tjeter veçse t’i urojme suksese ne aventuren e tij te re.
Marinela MATIJA