Juventusi është duke menduar që tani për sezonin e ri. Eleminimi nga Champions dhe me titullin kampion të siguruar, drejtuesit bardhezinjë po mendojnë për lojtarët që do të afroheh, por edhe ata që priten të largohen.

Mediat ne Itali bëjnë me dije se Juventusi është hedhur në sulm për dy lojtarët e Fiorentinës, Federico Chiesa dhe Nikola Milenkovic dhe janë të gatshëm të pagujnë 120 milionë euro për shërbimet e të dyve.

Sulmuesi italian ndiqet nga shumë skuadra dhe bardhezinjtë kërkojntë mposhtin konkurencën e madhe dhe po përgatisin ofertën për të dy lojtarët pasi edhe Milenkovic pëlqehet nga stafi drejtues.

Por nese ka nisur te flitet per afrime, nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe largime. Madje çeshtja kryesore duket se do te jete ajo e Ronaldos i cili pas eliminimit nga Champions, mesohet te kete menduar edhe largimin nga skuadra.