Gjendja aspak miqësore e mesfushorit Paul Pogba me trajnerin Murinjo duket se i kanë bërë shumë ekipe të mendojnë për një transferim të mundshëm të mesfushorit.

Së fundi ka shfaqur interes edhe Juventusi, që duket se do të tentojë në merkaton e verës ta rikthejë 24-vjeçarin në Torino.

Oferta mendohet të jetë rreth 60 milion euro, aq sa e parashikon klauzola e mesfushorit francez, ndërkohë që kjo shifër është afërsisht sa gjysma e asaj që “Djajtë e kuq” kanë paguar për të sigururar shërbimet e Pogba.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Pogba mban ende në rrjetin social “Whatsapp” një grup, ku bëjnë pjesë futbollistët e Juventusit dhe kjo ka bërë që zërat për një transferim të tij në Itali të rriten më shumë.

Ai kaloi te Mançester Junajtid gjatë verës së vitit 2016, kur ekipi anglez depozitoi në arkat e Juventusit rreth 105 milion euro./vipsport/