HomeKRYESOREKa ende shpresë, zbulohet mënyra ‘sekrete’ që Neymar mund të transferohet te...

Ka ende shpresë, zbulohet mënyra ‘sekrete’ që Neymar mund të transferohet te Barça

Çështja Neymar ende nuk ka përfunduar. “Ylli” brazilian duket se ka vendosur të mbetet lojtari më i përfolur i këtyre viteve në tregun e transferimeve.

Pas dy muajve negociata, 27-vjeçari nuk arriti të realizonte dëshirën e tij për tu rikthyer te Barcelona e cila refuzoi të paguante çmimin e kërkuar nga PSG-ja me vlerësn 222 milionë euro.

Por, në kampin katalan ka ende shpresë për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’.

Sipas medieve në Spanjë, Barcelona mund të shfrytëzojë një nen të statutit të FIFA-s, i cili që nga viti 2001 është në fuqi.

Sipas këtij neni, lojtari mund të përfundojë kontratën në mënyrë të njëanshme, madje edhe pa ekzistuar ajo që njihet si klauzolë e largimit.

Në këtë rast, çmimi i Neymar do të përcaktohej nga avokatët e FIFA-s dhe përfaqësuesit e Neymar, të cilat pas konsultave përkatëse, do t’i caktonin çmimin rreth 170 milionë euro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments