U afrua me shume buje ne merkaton e veres dhe tek Partizani besuan shume ne aftesite e tij, por Ergys Kaçe u largua serish ne janar nga Shqiperia dhe sigurisht qe ka mbetur i zhgenjyer nga kjo pervoje disamujore.

Ne nje interviste te dhene per “Panorama Sport” ai ka shprehur merzine e tij per ate se çfare ndodhi dhe nga ana tjeter, ka deklaruar se nuk do te kthehet me kurre per te luajtur ne Shqiperi.

“Aventura te Partizani nuk shkoi mirë, sepse humbëm shumë pikë në fillim nga gabimet tona kur ndeshjet i kishim në dorën tonë dhe i humbnim në një moment, kur njëri prej nesh bënte gabim individual. Më pas skuadra u ngarkua me stres dhe morëm shumë barazime. Unë kisha shumë probleme në fillim prej pozicionit ku luaja, por sigurisht edhe prej faktit se kisha shumë kohë pa luajtur.

Këto nuk më ndihmonin, ashtu siç nuk më ndihmoi as ecuria jonë, sepse nuk po fitonim dot, por edhe karakteristikat e kampionatit nuk u përshtatën me cilësitë e mia. Gjithsesi, nuk mendoj se është e gjithë barra e problemit mbi mua, sepse në një skuadër luajnë 11 lojtarë, nuk isha vetëm unë në fushë.

Largimin fillimisht e desha vetë, sepse kur nisa të gjej formën time dhe të ndihem mirë në fushë, trajneri (Ilir Daja) vendosi të më lërë jashtë formacionit në dy nga ndeshjet më të forta, ndaj Kukësit dhe ndaj Tiranës. Pas kësaj u mërzita dhe desha të largohesha.

Fakti që më dërguan të stërvitem me ekipin U-21, më shtyn të mos kthehem më në kampionatin shqiptar, sepse nuk më respektuan për atë që unë isha dhe përfaqësoja. Mendoj se më dërguan atje, sepse deshën të më mërzisnin që të largohesha sa më shpejt. Edhe për pagat, unë kam falur shumë nga kontrata ime para se të ikja.

A do te kthehem me ne Shqiper per te luajtur? Kurre me. Kjo eksperience me mjaftoi per te kuptuar si funksionojne gjerat aty dhe si rrjedhoje, nuk e shoh me veten ne asnje ekip atje per te vijuar karrieren time”.