Sulmuesi brazilian Kaina Nunes eshte shnderruar ne nje objekt merkatoje ne futbollin shqiptar. Vllaznia tentoi t’i mbushte mendjen per te qendruar serish ne Shkoder, por sakaq edhe Tirana mesa duket ka shfaqur deshiren ta kete ne rradhet e saj. Jo vetem kaq. Diten e sotme ne media ka qarkulluar edhe lajmi tjeter qe per brazilianin ka shfaqur interes edhe Dinamo.

Ka luajtur për Besën në fillim, pastaj kaloi te Vllaznia, që e huazoi për disa muaj te Kastrioti, ku Kaina ra më shumë në sy. Ai është një natyrë tjetër sulmuesi në krahasim me Nonaton, është më i fortë fizikisht dhe i shërben më shumë skuadrës.

Te Vllaznia 26- vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira dhe Dinamo kërkon të përfitojë nga ky fakt për ta afruar në skuadër dhe për ta pasur, pse jo, pikë referimi. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë ende me një dëshirë.

Por nderkohe Dinamo po tenton edhe sulmuesin e Erzenit Patrik Nonato. Futbollisti 25-vjeçar ka bërë një paraqitje të mirë sezonin e parë në Superiore, duke shënuar 12 gola, ndaj dhe drejtuesit e Dinamos e shohin si një pistë të besueshme.