Ka qene deshira e tij prej kohesh qe te ribashkohej me Vllaznine dhe mesa duket tashme ka ardhur momenti ta beje realitet. E kemi fjalen per sulmuesin Ildi Gruda.

Fakti qe eshte shkodran, perpos edhe asaj qe kater xhaxhallaret e tij kane luajtur me Vllaznine, ashtu siç ka luajtur edhe vete me ekipet zinxhir te saj, e kane shtyre sulmuesin 23 vjeçar te mos hezitoje e t’i thote menjehere “po” ofertes se drejtuesve kuqeblu.

Sipas mediave te shkruara, akordi eshte shume prane dhe nuk perjashtohet mundesia qe firma me kete lojtar te hidhet gjate dites se sotme. Ky do te ishte perforcimi i pare i Vllaznise ne merkaton e veres, nderkohe qe ne vazhdim do te kete edhe te tjere.

Ashtu siç do kete edhe shume largime nga skuadra, largime keto te domosdoshme te disa prej lojtareve qe nuk kane dhene asgje per kete skuader ne sezonin e kaluar./SHKODRA-SPORT.COM/