Vllaznia e femrave arriti kualifikimin historik në Champions League. Shkodranet arritën të mundin 2-1 Vorsklan për të kaluar tek më të mirat në Europë.

Berisha realizoi një predhë të vërtetë nga distanca për ta ndalur topin në rrjetë, ndërsa më pas u tregua shumë e ftohtë në festim, si të ishte normale. Një gol që do ta kishin zili edhe në futbollin e meshkujve.

Per me teper erdhi ne nje moment kur skuadra shkodrane hyri disi ne presion nisur edhe nga pesimi i golit te barazimit dhe shumekush ishte pesimit per nje permbysje te tille serish.

Por Vllaznia mbetet Vllazni. Ne ndeshjen e pare ishte Megi Doçi qe tregoi klasin e saj, ne kete te dyten ishin Patterson dhe Berisha, ato qe shenuan dhe e çuan ekipin shkodran ne 16-shen e Europes.