Vllaznia do të udhëtojë drejt Durrësit për takimin e vlefshëm të javës së 6. Përballë tyre do të jenë të besuarit e Blendi Shkëmbit. Teuta do të kërkojë me doemos fitorën në këtë takim pasi nuk kanë shijuar akoma 3 pikët e para. Vllaznia pas fitores me Kastriotin do të kërkojë vazhdimsinë dhe pse në takimin e parë në kupë humben me përmbysje ndaj Flamurtarit.

Mirel Josa u prononcua për mediat para takimit me Teutën:

Kupa:“Ne nuk mund të themi që nuk kemi vlerësuar ndeshjet e shkuara. Problemi i oshilacioneve është një problem që na preukupon shumë, duke futur dhe ndeshjen e kupës. Kishim probleme brenda për brenda lojës, pasi patën një gjysëm ore lojë që luajtëm shumë mirë. Patëm oshilacione dhe nuk realizuam golin e dytë.

Teuta? Janë ndeshje me ekipet që duan pikë. Nuk do të merrëm me kundërshtarin dhe duhet të luajmë futboll dhe të marrim pikët, do shoh punën që do të bëjmë në fushën e lojës. Nuk ka kohë për të humbur sepse me ndeshje të veçanta këmi humbur shumë, dhe do të ishim më mirë në klasifikim. Do shohim të marrim pikët dhe jo të luajmë bukur, në ndeshje si kjo në Durrës duhet përqëndrim i madh dhe do duhet të dalim me pikë. Duhet të bëjmë mirë si në sulm dhe në mbrojtje pasi kundërshtari do mundohet të na godasi.

Dëmtimet? Nuk i llogaris të dëmtuarit sepse çdo futbollist gjatë kampionatit do të dëmtohen e do të kemi mungesat tona, por lojtarë që janë në thirrje duhet të jenë gatshëm gjatë 90 minutëshit. Kemi rikthime por kemi dhe lojtarë që janë akoma jashtë si Latifi dhe Boshnjaku.

Alivoda? Sa ka fillu të luaj futboll, mu më intereson që lojtarët që thirren për të plotësu vendin të jetë të gatshëm përtej gabimeve. Alivoda e shprehu gadishmërine e tij, por çfarë ka kaluar ka kaluar dhe do të shohim para.

Gabimet? Çdo skuadër nuk futet në lojë për ta humb ndeshjen, por ne kemi të bëjmë me një emër të madh të futbollit këtu.

Vajzat? Urime shumë stafit dhe ekipit bënë një ndeshje të mirë. Më bëri përshtypje shumë pasi shikova dhe ndeshjen e parë e të dytë dhe ekipi ishte përmirësuar shumë. I uroj suksese në vazhdimësi, ishte një shanc që e kapën në momentin e duhur. Ishte një punë e madhe dhe përkushtim nga stafi që ka investuar shumë dhe u shpërblye. Kishte shumë përmirësim dhe kjo më pëlqeu, tani i duhet të vijojnë kështu dhe në fazët tjetër.

Krahasim? Jemi në kampionat, kur të shkojmë në Kupat e Europës do të shohim. Nuk mund të bëjmë krahasim, vajzat e bënë punën e tyre dhe e arritën misionin e tyre, ndaj nuk bëhet një krahasim i tillë”./newsport/