Kategoria e Dytë ngriti siparin e sezonit të ri në javën e kaluar, teksa në fundjavë do të luhen edhe sfidat e javës së dytë. Duele mjaft interesante janë në pragram në të dyja gurpet, ndërsa do të luhen në dy ditë.

Skuadrat e grupit A do të zbresin në fushë ditën e shtunë, ku do të zhvillohen 6 sfida, të gjitha në orën 15:00. Adritatiku pret Gramshin, Murlani sfidon Ilirinë, Albanët do të udhëtojnë në Lezhë ku do të përballen me Besëlidhjen.

Veleçiku dhe Valbona është një tjetër takim interesant dhe i luftuar, ndërsa Tërbuni pret Shënkollin. Ndeshja e fundit do të jetë mes Sopotit dhe Naftëtarit.

Ndërkohë nga ana tjetër grupi B luan ditën e djelë po në orën 15:00. Ekipet do të përplasin brirët mes tyre për 3 pikët e javës së dytë. Luftëtari pret Delvinën, Pogradeci udhëton në transfertë për të sfiduar Shkumbinin. Oriku dhe Maliqi përplasen mes tyre, gjithashtu edhe Turbina dhe Labëria, teksa Butrinti do të udhëtojë në transfertë për të dueluar me Butrintin. Këtë javë Devolli është pushim.


Ndeshjet e javës së dytë:


Grupi A, dita e shtunë:

Adriatiku – Gramshi

Murlani – Iliria

Besëlidhja – Albanët

Veleçiku – Valbona

Tërbuni – Shënkolli

Sopoti – Naftëtari