Florian Kamberi ndryshoi skuadër në merkaton e janarit, teksa vendosi të largohej nga skuadra zvicerane e St Galen, për t’u rikthyer në Skoci, ku do të luajë për 6 muaj i huazuar te skuadra e Aberdenit.

Sulmuesi i Kombëtares, bëri edhe debutimin me skuadrën e re këtë fundjavë, duke u aktivizuar në ndeshjen e kampionatit.

25-vjeçari bëhet kështu shqiptari i parë që luan me skuadrën e Aberdenit, pasi më parë asnjë shqiptar nuk ka luajtur me këtë ekip. Kamberi bëhet lojtari i 52-të, i huaj që luan për skuadrën e Aberdenit, e cila në gjithë historinë i ka besuar më shumë lojtarëve vendas.

Klubi është formuar në vitin 1998 dhe militon në elitën e futbollit skocez, teksa në kampionat renditen në vendin e 4-t me 45 pikë.