Vllaznia këtë fundjavë ka një ndeshje delikate, pasi do të përballet me Skënderbeun në Korçë. Në një sfidë kaq delikate, duket se vështirësinë e madhe krahas motit të ftohtë të Korçës do t’ua bëjë më të vështirë këtë transfertë edhe situata me mungesat.

Në Korçë, Vllaznia, me shumë gjasa nuk do të ketë edhe Ardit Krymin që konfirmoi mungesën nga dëmtimi edhe për pak kohë. Ndërkohë që për shkak kartonësh, Imami, Isaevski si dhe Imeri nuk do të jenë në këtë ndeshje.

Pra, siç duket janë një pjesë e rendësishme e skuadrës, ndonëse në linjën e majtë mund të spostohet Herald Marku, një nga “xholat” e trajnerit Brdariç dhe një nga lojtarët që po spikat këtë sezon në Superiore.