Franca është një nga vendet më të prekura aktualisht nga Covid-19. Me qindra njerëz që humbin jetë dhe me mijëra të tjerë të infektuar. Në këto momente futbolli ka kaluar në plan të dytë, por drejtuesit Ligue 1 franceze kanë nisur të mendojnë se kur mund të rinis kampionati.

Sipas “L_Equipe”, duke parë gjendje alarmante mendohet që futbolli mund të rifillojë në muajin qershor e saktësisht më 17 qershor e të përfundojë në 25 korrik.

Në këtë mënyrë klubet që garojnë në Europë do të kenë mundësi që të jenë gati duke parë planin e UEFA për t’i luajtur takimet në gusht.

Skenari i fundit që po mendohet për Champions dhe Europa League është muaji gusht me ndeshjet që do të luhen me një takim e pa tifoz në mënyrë që të mbyllet sa më shpejt ky sezon./newsport/