Notarja e Vllaznisë Viki Tafrruku shkëlqen edhe një herë tjetër duke treguar vlerat e saj. Në garat e kampionatit kombëtar të moshave që u zhvilluan në datat 2-3 shtator në Tirana, ajo ka arritur të zërë 4 vende të para në disiplina të ndryshme sportive.

Sportistja që nga “Shkodra Sport” u vlerësua si “talenti i vitit 2022”, këtë herë ka zënë vendin e parë në 100, 200, 400 metër stil i lire dhe vend të parë po ashtu në 200 metër katërnotim duke u konfirmuar sërish si një nga notaret më të mira të Shqipërisë dhe më me perspektivë.

Ndërkohë notarja tjetër e Vllaznisë Andia Pemaj është renditur në vendin e dytë në 50 metër bretkosë. Në garat e djemve Skerdi Kroni ka zënë vendin e dytë në 50 metra delfin dhe vende të treta në 50 metra shpinë dhe 50 metra stil i lirë. Notari tjetër Matia Jubani ka zënë vend të tretë në 50 metra shpinë.

Paraqitjet e mira të notarëve të Vllaznisë padyshim që janë frut i punës së bërë në stërvitje nga ato bashkë me trajnerin e tyre pasionant Kol Shiroka dhe duke punuar në këtë mënyrë, sigurisht që rezultatet nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/