Kur kane mbetur edhe tre ndeshje ndaj fundi, Beselidhja duket shume prane realizimit te objektivit, ngjitjes ne kategorine e pare. Ajo kryeson e vetme renditjen dhe shanset i ka te medha per ta mbyllur kampionatin ne vendin e pare. Por nderkohe kapiteni Klejdi Dibra ne nje prononcim per mediat ka bere thirrje per kujdes sepse kundershtaret po luajne ne menyre jo te duhur dhe per kete arsye duhet perqendrim maksimal qe nga ndeshja e fundjaves me Terbunin.

“Kampionati ka hyre ne nje faze te nxehte. Objektivi i Beselidhjes dihet dhe prandaj na duhet qe kete faze ta perballojme me freski psikologjike dhe fizike. Momentalisht e kryesojme te vetem grupin me 3 pike me shume se Valbona, por na penalizon pushimi qe kemi ne javen e fundit.

Kjo na detyron qe tre ndeshjet e mbetura deri ne fund t’i shfrytezojme ne maksimum per te marre nente piket. Duhet te luftojme fort per piket dhe golaverazhin pasi gjasat jane qe vetem ai ta percaktoje kreun.

Sfida e rradhes eshte ajo e kesaj jave me Terbunin, te cilen po e vleresojme si duhet sepse nuk na lejohet asnje hap fals. Beselidhja nuk ka krijuar kurre aleanca per synimet e saj, por ka luftuar ndershmerisht. Me shume se une, askush tjeter nuk e di sepse po luaj sezonin e 12-te me fanellen e Beselidhjes.

Ne aleate te besueshem kemi mendjen dhe kembet tona. Prandaj duhet t’i shfrytezojme ato per ta rikthyer Beselidhjen aty ku i takon te jete, ne kategorine e pare”- eshte shprehur kapiteni Klejdi Dibra./www.shkodrasport.com/