Abaz Karakaçi ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori i Kastriotit shprehet i mërzitur për klimën e krijuar pas fitores së krutanëve 1-0 kundër Partizanit. Ai i cilëson trajnerët kundërshtarë si të komanduar me telekomandë.

Sipas tij po gjenden alibi për 3 pikë të marra ndaj të kuqve, si dhe ndalet të konflikti i Stenio Junior me kapitenin Sokol Neziri. Në postimin e bërë në Instagramin e tij, Karakaçi shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve!

Nuk di nga të i’a nis këtij statusi, pasi në vend që të qëndroj i qetë me familjen dhe të shijoj atë fitore të madhe që arritëm me Partizanin. Hap portale, lexoj gazeta, apo në çdo emision ku flitet për superioren, të gjithë janë kundra Kastriotit. Arsyen vetëm ato e dinë.

Dëgjoj trajnerë që “komandohen me telekomandë” që fusha e Kamzës nuk qenka e përshtatshme! Si vallë!? Po vjet a nuk ishte e njejtë kur fitoi Partizani, apo ndonjë tjetër. Gjejni alibitë diku tjetër “të nderuar” pasi ne të gjitha ndeshjet po i fitojmë me meritë.

Marr shkasë nga deklaratat e fundit të lojtarit të Partizanit, dhe duke e njohur kapitenin e ekipit Sokol Neziri, ai thjesht ka reaguar pasi ka marrë ofendim. Neziri është një njëri pozitiv në ekipin tonë dhe gëzon repekt kudo nga lojtarët vendas dhe të huaj”.