Thyhet më në fund Kastrioti. Skuadra krutane u mposht 2-0 në Korçë përballë Skënderbeut, duke prishur ecurinë fantastike prej shtatë fitoresh radhazi.

Tri pikë që, në fakt, thjesht u kanë shërbyer bardhekuqve për të lënë Dinamon në fundin tabelës, pasi qëndrimi në Superiore është një mision i pamundur, edhe pse matematika ende e lejon.

Një ndeshje e dobët e Kastriotit, me një ritëm të ulët dhe pa grintën e zakonshme. Mensah në pjesën e parë me kokë dhe Belaidi Pusi në të 81-tën shënuan golat për Skënderbeun, që i kishte munguar suksesi në Superiore që nga 18 dhjetori i kaluar pikërisht përballë

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu (4-4-2): Rexhepi; Frashëri, Sadriu, Shehi, Zguro; Jean Victor, Pecani, Mara, Agnaldo; Berisha, Mensah

Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Hussein, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Okebugwu; Hasani, Greca, Zogaj; Kaina