Vllaznia humbi dje 1-2 me Kastriotin në shtëpi. Sfida u përmbys nga miqtë e Çelës, falë edhe dopietës fantastike të Hasanit. Në këtë sfidë, mbrojtësi i vendasve, Diagne u ndëshkua me karton të verdhë.

Senegalezi ka plotësuar numrin katër të tyre, duke qenë mungesë e sigurt për javën që vjen. Vllaznia luan po në shtëpi, këtë herë me Laçin të shtunë në 16:45.

Në vend të Diagne, trajneri Plori do hedhë në fushë Bulatovic. Pas 27 javëve, Vllaznia siguron 39 pikë, pesë më pak se zona evropiane që mbahet për momentin nga Kukësi.

Nderkohe pritet qe ne kete ndeshje te jete ne dispozicion te stafit edhe kapiteni Gurishta i cili prej javesh mungon per arsye te nje demtimi. Po ashtu rikthehet nga skualifikimi per arsye kartonash edhe Heriç.