Nga Endri ÇINARI
Sot u luajt edhe java e 13-të e Kategorisë së Dytë ku spikatën edhe duelet e ekipeve të qarkut Shkodër. Në fakt një ndeshje nuk u luajt fare për shkak të motit të keq dhe fushës së rënduar, dueli mes Veleçikut dhe Albanëve. Dhe takimi i skuadrës koplikase do luhet në një datë tjetër.
Dueli më i fortë i këtij raundi në këtë kategori ka qenë ai mes Besëlidhjes dhe Ilirisë. Gjithçka është mbyllur në shifrat 0-0 mes dy skuadrave që pretendojnë ngjitjen një kategori më lart. Ku në një 90 minutësh mjaft të luftuar skuadrat kanë ndarë nga 1 pikë. Një fitore plot vlera ka arritur ekipi i Murlanit.
Ekipi arriti të përmbyste shifrat kundër Naftëtarit, ku pas disavantazhit 0-1 e kthyen për shifrat përfundimtare 4-2. Ku vendimtarë me golat e tyre ishin Hasaj dhe Djepaxhia. E po ashtu sigloi një dopietë në këtë ndeshje Nika për Murlanin. Një humbje ka pësuar Tërbuni në shtëpinë e tij. Pukjanët u mposhtën nga Valbona me rezultatin 0-1, ku vendosi fatet një gol i Krasiniqit në minutën e 53-të të takimit.
Nga ekipet e grupit të dytë në këtë ligë, Pogradeci i drejtuar nga Samuel Nikaj ka arritur fitoren e rradhës. Liqenorët arritën të triumfonin në transfertë kundër Maliqit me rezultatin 0-2. Ku duhet theksuar se në pjesën e parë pogradecarët kanë humbur edhe 2 penallti me Peqinin dhe Myslimin, por që nuk ndikuan për sigurimin e 3 pikëve të rradhës./SHKODRA-SPORT.COM/