Kater vellezerit Selmani po kerkojne te bashkohen per here te pare ne te njejtin ekip. Fjala eshte per portierin Gentian Selmani, mbrojtesin Adolf Selmani, sulmuesin Santiago Selmani dhe vellain e vogel, Brajan Selmani.

I pari eshte 24-vjec dhe sapo ka mbyllur bashkepunimin me klubin turk te Boluspor. I dyti (22) dhe i treti (20) luajne bashke tek Kastrioti, ndersa me i vogli 18-vjecari, Brajani, eshte mbrojtes i djathte te Korabi.

Se fundmi, ata u jane ofruar Partizanit, Tiranes dhe Lacit qe te katert per te luajtur ne nje ekip se bashku. Megjithate, deri me tani nuk ka pasur asgje konkrete nga ana e ketyre klubeve.

Realisht, per sherbimet e kater vellezerve Selmani interesohen ekipe te ndryshme ne Shqiperi dhe jo vetem, por ndoshta ata mund te jene edhe nje opsion i mire per merkaton e Vllaznise, duke qene se behet fjale per futbolliste ne moshe te re dhe me nje te ardhme te ndritur perpara.

Megjithate, se sa do te realizohet nje levizje e tille, mbetet per t’u pare. Gjithcka mbetet vetem ne kuadrin e fjaleve dhe te sugjerimeve.
Maringlen ZHIVANI