Ekipi kombëtar i volejbollit të meshkujve është i grumbulluar prej disa ditësh në Tiranë në përgatitje për marrjen pjesë në Ligën Europiane. Për kombëtarën tonë ky është viti i dytë rradhazi që merr pjesë në një aktivitet të tillë të rëndësishëm. Ajo do të ndeshet me Maqedonisë, Azerbajxhanin dhe Suedinë.

Trajneri Jani Melka fillimisht ka grumbulluar 27 sportistë në një seleksionim disaditor, ndër të cilët kanë qenë edhe 4 volejbollistët e Vllaznisë Nikolin dhe Anton Qafarena, Renato Kola dhe Marjan Gjoklaj. Nga sot, ky numër është reduktuar në 16por katër shkodranët janë sërish pjesë e kombëtares. Kjo tregon për vlerat e tyre sportive, çka janë evidentuar edhe nga stafi i ekipit kombëtar. Natyrisht që e meritojnë sepse jo më kot janë edhe pjesë e ekipit kampion të Shqipërisë, Vllaznisë së Shkodrës. Natyrisht që ne presim që dy Qafarenat, Kola e Gjoklaj ta thonë fjalën e tyre edhe me përfaqësuesen tonë në mënyrë që ajo ta thotë fjalën e vet ashtu si duhet në Ligën Europiane.

© shkodrasport.com