Prej botërorit Katar 2022, gjithnjë e më shumë po shtohen ndeshjet ku koha shtesë arrin shifra të mëdha, deri në 9 apo 10 minuta.

Kundër këtyre minutave të tepruara shtesë ka dalë një nga ikonat e futbollit botëror, ish-sulmuesi Zvonimir Boban, që sot është në sektorin e zhvillimit teknik në UEFA.

Ai ka folur për këtë çështje dhe mundësinë që këto minuta shtesë të jenë më të pakta në të ardhmen, përfshi edhe Europianin e ardhshëm. “Kjo është e tepruar, po kthehet në një tragjedi. Po luhet gjithnjë e më shumë dhe në fund të sezonit lojtarët janë në fushë për rreth 500 minuta më shumë”, tha Boban.

“Janë 6 ndeshje më shumë, është një çmenduri. Kjo është e tepërt dhe duhet ndjekur një linjë tjetër. përse na pëlqen kaq shumë Champions League? Pasi loja është intensive, lojtarët nuk ndalen. T’u themi gjyqtarëve që të merren më shumë me rifillimin e lojës se sat ë përqendrohen te koha shtesë”, tha Boban./telesport/