Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueno ka folur rreth transferimeve të mundshme të klubit mbretëror në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Real Madridi ishte relativisht aktiv në këtë afat kalimtar duke kryer pesë transferime: Jude Bellingham, Arda Guler, Joselu, Fran Garcia dhe Kepa Arrizabalaga.

Të mërkurën, pati një zë që thuhej se Real Madrid do të nënshkruante me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Megjithatë, kjo nuk duket gjë tjetër veçse spekulime tani. Gjithçka tregon se nuk do të ketë nënshkrime surprizë në 24 orët e fundit të afatit kalimtar të verës.Është vet Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Butragueno, i cili ka konfirmuar një gjë të tilë.

“Jemi të kënaqur. Skuadra është e kompletuar”, ka thënë për Butragueno për mediat spanjolle.

Dy marrëveshjet e vetme që mund të ndodhin te Real Madridi sot (e premte) janë huazimi i Reinier në Frosinone dhe largimi i Alvaro Odriozola. Kjo e fundit nuk është e garantuar të ndodhë.Afati kalimtar i transferimeve do të mbyllet, sot në ora 00:00. /Telegrafi/