Vushtrria e Samuel Nikajt ka marre fundjaven qe shkoi nje fitore me shume vlere ne transferten e veshtire me Vllaznin e Pozheranit me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga futbollisti Bashkim Shala, i cili mori nje asist nga shkodrani Uendi Vecaj.

Me kete fitore, skuadra e drejtuar nga Nikaj eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve duke mbajtur vendin e dyte ne renditje, me nje pike me pak se Ferizaj qe e kryeson ate.

Por ajo qe ben pershtypje eshte se Vushtrria ne 16 ndeshjet e zhvilluara deri me tani, nuk e njeh ende shijen e humbjes teksa ka arritur 7 fitore dhe 9 barazime, nderkohe qe rivali i saj kryesor ka pesuar 3 humbje, por ka marre 9 fitore dhe 4 barazime.

Duket se barazimet jane shnderruar ne nje problem per ekipin qe trajneri shkodran drejton, megjithate ai vazhdon te jete brenda objektivave per te synuar kreun e renditjes dhe ngjitjen nje kategori me lart ne fund te sezonit.

Samuel Nikaj ne fakt eshte ekspert i ngjitjeve teksa kete gje e ka bere me pare edhe me ekipet e Flamurtarit te Prishtines apo dhe Vushtrrise pak sezone me pare, nderkohe qe ne Shqiperi ka ngjitur ne Superlige Kastriotin e Krujes./SHKODRA-SPORT.COM/