Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Shkodër, pritet të filloj supersfida e basketbollit të meshkujve mes Vllaznisë dhe Tiranës. Të dyja ekipet ndodhen afër në renditje, Vllaznia në vendin e 3-të me 18 pikë dhe Tirana në vendin e 5-të me 16 pikë.

Rivaliteti i të dyja skuadrave ka bërë që sot pallati i sportit “Qazim Dervishi” të jetë totalisht i mbushur nga sportdashësit shkodran por jo vetëm. Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se po e ndjek nga afër “Klasiken” e basketbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana.

I shoqëruar në pallatin e sportit edhe nga Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, Presidenti Meta shprehet i lumtur që sheh një numër të madh sportdashësish.

“Edhe pak minuta për të shijuar derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj, bashkë me Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi. I lumtur të shoh kaq shumë sportdashës!”, shkruan Meta./newsport/